Debate në seancën maratonë të Kuvendit për miratimin e buxhetit për vitin 2022.
Dhjetra amendamente janë paraqitur deri tani nga deputetët, ndërsa në qendër të diskutimeve është çështja e fermerëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa ka marrë fjalën nuk ka kursyer ironitë ndaj kryedemokratit Basha. Balla tha se është një nga ata deputetë që e bën vetë pazarin. Por Ervin Salianji e ka ndërprerë duke e pyetur për çmimin e kastravecit.
Debati:
Balla: U shtirën për gjoja ne i kemi harruar fermerët dhe ju i doni shumë. Personalisht jam një nga deputetë që shkoj të blej vetë domatet dhe perimet e tjera, dhe te kasapi. Nuk jam si ndonjë pasardhës që shkon vetëm për fushatë.
Salianji: Sa është çmimi i kastravecit?
Balla: Do të ta them edhe sa është çmimi i kastravecit, mos ki merak.