Shkolla e policisë, nesër testi i parë për 2700 aplikantë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë të rinjtë që kanë konkuruar për Shkollën e Policisë do t’i nënshtrohen nesër testit të parë, atij teorik.Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, sqaroi se testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe detaje të tjera për konkursin.

Të rinjtë që kanë konkuruar për Akademin e  e Policisë do t’i nënshtrohen nesër testit të parë, atij teorik. Per kete ka folur ne nje deklarate per mediat Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema.

 “Do të konkurojnë 2700 aplikantë për 150 vende që policia ka nevojë. Është faza e parë e konkurimit dhe do testohen njohuritë në shkollën e mesme dhe pastaj do vijohet me pjesët e tjera të konkurimit që është testimi fizik. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me dokument indentifikimi, pasaportë apo kartë identiteti dhe nuk duhet të futen në sallë me aparate celuarë. Rezultatin e fazës së parë e marrin menjëherë në sallë. Nuk ka komision, nuk ka njerëz që do mereen me përpunimin e pyetjeve, por është makineria që është programuar në mënyrë kompjuterike dhe të gjithë aplikantët të rreshtohen sipas pikëve të tyre”. 

 

Zjarr Tv Ad