Shkollat 9-vjeçare të vendit, fushatë kundër ekstremizmit dhe radikalizimit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kohët që jetojmë, të rinjtë veçanërisht janë të ekspozuar ndaj formave nga të shumëllojshmet e ekstremizmit. Për këtë arsye, nëpër shkollat 9-vjeçare të vendit ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Radikalizimi dhe rekrutimi i të rinjve në grupe ekstremiste është një shqetësim në rritje. Me nismën e Ministrisë së Arsimit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë organizuan një aktivitet kundër ekstremizmit.

“Shkak është përjashtimi i individit”, thotë një nxënës. Një tjetër shpjegon se fenomeni haset jo vetëm në imponimin e fesë, por edhe imponimin e partive.

“Janë mësuesit, familja dhe shoqëria, mekanizmat që të mbrojnë. Gjithçka fillon me të rinjtë dhe fëmijët”, tha një mësuese.

Zjarr Tv Ad