Shkon në 12 numri i të infektuarve nga koronavirusi, harta zgjerohet me Lushnjen

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 12.

9 janë lidhje kontakti me rastin e parë, 3 janë raste të reja: një në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Rakacolli: Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar 78 vjeç në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo, Itali, në mesin e epidemisë dhe është kthyer në Shqipëri. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tre prej të prekurve janë shtuar te Infektivi, një në Durrës, 7 në vetëizolim, ndërsa 104 persona kontakte të personave të infektuar me COVID janë në vetëkarantinim.

Të dhënat u bënë me dije nga zëvendës/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Në total tha ajo janë testuar 157 persona, nga të cilët vetëm 12 kanë rezultuar pozitivë.

Rakacolli tërhoqi vëmendjen se vetëkarantimi është i detyrueshëm për të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me rrezik epidemiologjik.

Rakacolli: Të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me rrezik epidemiologjik të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në fuqi.

Zjarr Tv Ad