Shkon në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Itali, mes tyre edhe një foshnje

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut të shtunën në ishullin Ischia, raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.

Në mesin e viktimave raportohet se është edhe një foshnjë 21-ditëshe. Trupi i pajetë i foshnjë është nxjerrë me shumë vështirësi nga forcat e shpëtimit.

Deri tani janë konfirmuar 5 viktima, në mesin e tyre edhe një vajzë pesëvjeçare.

Ndërkohë ende rezultojnë tetë të zhdukur. Qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Ischia, ndërsa ka ndarë 2 milionë euro për të ndihmuar renovimin në atë zonë.

Zjarr Tv Ad