Shkon në stadium në 2004 dhe kthehet në shtëpi në 2015, historia e pazakontë e tifozit zviceran

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një njgjarje e pazakontë ka ndodhur gjat një takimi të Uefa Champions League të vitit 2004 midis Interit dhe Bazelit. Ajo që do ju tregojmë sot nuk ka të bëjë me zhvillimet në fushën e lojës por jashtë saj.

Në fund të takimit tifozi i Bazelit Rolf Bantle ka shkuar në tualet dhe më pas e ka patur të pamundur të gjente miqtë e tij në mesin e numrit të madh të spektatorëve që gjendeshin aty.

I mbetur i vetëm dhe pa para në xhep Bantle jetoi si i pastrehë për plotë 11 vite në Milano. “Njerzit më jepnin ushqim dhe ndonjë cigare ndërsa një student më dha një lloj çante për te fjetur (sleeping bag)” shprehet ai.

Gjithashtu zvicerani ka pohuar se i pëlqente të jetonte në Milano. Rolf Bantle nuk kishte asnjë të afërm dhe jetonte në një shtëpi afër Bazelit me disa persona të tjerë. vetëm në vitin 2015 ai u mor nga autoritetet italiane dhe në bashkëpunim me ato zvicerane u kthye përsëri në shtëpi.

Zjarr Tv Ad