“Shkova e takova në burg sepse e kam si vëlla”, Rama vizitë në shtëpinë e Hashim Thaçit, i ati i dhuron flamurin e UÇK-së

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të diele vizitoi familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Kosovës.

Gjatë vizitës Rama teksa ishte duke biseduar me të atin e Hashim Thaçit i tregoi atij se kishte shkuar e kishte vizituar atë në burgun e Hagës dhe i tregoi gjendjen të cilën e kishte gjetur.

Kryeministri i tregoi atyre se Thaçi ishte në gjendje të mirë. Gjithashtu gjatë vizitës kryeministri i dhuroi të atit të ish-presidentit statujën e Skëndërbeut, ndërsa Ramës i’u dhurua flamuri i UÇK-së dhe një plis.

Zjarr Tv Ad