Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në emisionin ‘7 pa 5’ mbi pasionet, fëmijërinë e tij dhe karrierën në politikë.
Nga liqeni Artificial, i veshur me kostum sportiv, Meta tregoi detaje të pathëna nga jeta e tij dhe pasionin për sportin.
“Liqeni padyshim që së pari ka kujtime për çdo fëmijë që ka jetuar në Tiranë, para viteve ’90 ku mundësia për të ikur në Durrës ishte shumë e kufizuar edhe ku pothuajse të gjithë fëmijët dhe të gjithë çunat dilnin nga liqeni. Dhe unë kam një rast shumë interesant kur vija me çunat e lagjes sime këtu Pazarit të Ri dhe më vodhën dhe këmishën dhe u zbulova në shtëpi që kisha qenë të liqeni. Pasi prindërit gjithmonë më thoshin mos shko te liqeni se atje mbytën fëmijët, edhe unë iu thosha që po shkojmë tek pallati i Pionerëve edhe u kuptua që kisha qenë tek liqeni.”, tha Meta.