Shkresa për t’i hequr vulën Bardhit/ Pampuri firmos dy herë me dy stilolapsa të ndryshmë

0
807
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e PD-së së vulës vendosi sot për t’ia hequr të drejtën e vulës deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe për t’ia kaluar atë kompetencën për prodhimin dhe përdorimin e saj, sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës.

Vendimi mban datën 18 Korrik, por duke ngritur dyshime për falsifikimin e datës, në media u publikua ditën e sotme, menjëherë pasi Bardhi me një grup deputetësh paralajmëruan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të mos njohur farsën zgjedhore të 29 Korrik, ku Basha kërkon të “rimarrë” kreun e grupit (partisë) së tij edhe në letra.

Shkresa është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë së vulës, të njohur si mbështetës të Bashës, teksa ajo që vihet re është se deputetja Oriola Pamuri e ka firmosur dy herë, madje me dy stilolapsa të ndryshëm, për shkak se dallohen nga ngjyra.

Nuk dihet nëse kjo është bërë një gafë nga nxitimi apo dëshira e madhe për t’ia hequr vulën Bardhit, apo është bërë qëllimisht, për të shtuar fiktivisht numrin e firmave të Kryesisë.

Zjarr Tv Ad