Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar pas publikimit të lajmit që mediave greke që e quanin si “provokues” presidentin Ilir metën, i cili pak ditë më parë mori pjesë në në ekspozitën për Çamërinë.
Blushi në një deklartë sqaron se presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.
Thuhet se presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.
Ndër të tjera në reagim thuhet se çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan” thuhet ndër të tjera.
Kutojmë që mediat greke si “Protothema” dhe “Himara.gr”, e quajnë “provokues” Ilir Metën, pasi sipas tyre ai bëri xhiro në ekspozite dhe se fotot ishin të pavërteta, pasi sipas tyre aty jepej pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia.
Ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar edhe një protestë pas vizitës së ekspozites dhe kërkojnë një shpjegim të menjëhershme nga zyra e presidentit Ilir Meta, lidhur me rastin në fjalë.