Shkrirja e policisë bashkiake ishte parashikuar në reformën territoriale

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme pritet të ndërmarrë një nismë për ndryshime në ligj me qëllim shkrirjen e strukturave të policisë bashkiake. Një ditë pas deklaratës së ministrit Sandër Lleshaj, burime nga ky dikaster thanë se e vetmja mundësi ndërhyrje është përmes ndryshimit në ligjin aktual. Por edhe pse kjo çështje rikthehet pas përplasjeve në KZAZ, shkrirja e policive bashkiake duket se është parashikuar më herët në paketën e reformës territoriale.

“Qeveria do të marrë masa të menjëhershme, që në pajtim me ligjin, të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar faktikisht në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet! ”

Pas kësaj deklarate të ministrit Lleshaj në lidhje me veprimet e disa prej efektivave të Policisë Bashkiake në KZAZ-të pritet që Ministria e Brendshme të propozojë ndryshime ligjore për Policinë Bashkiake me qëllim shkrirjen e disa degëve të saj.

Por ky nuk është nje vendim i tanishëm, pasi shkrirja e strukturave të policisë bashkiake dhe marrja e kompetencave te saj nga efektivet e policisë së rendit është paralajmeruar në paketën e reformës territoriale.

Në një intervistë të bërë në gusht të vitit 2015 për Rtv Ora,  kreu i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, ka deklaruar se nga janari i 2016 ishte parashikuar të shuhet edhe policia bashkiake, kompetencat e të cilës do t’i marrin uniformat e rendit.

Artan Shkëmbi: Edhe nga përvoja ime si kryetar bashkie, policia bashkiake e kishte të pamundur të kryente funksionet e veta sepse nuk kishte autoritetin e nevojshëm mes komunitetit dhe vendoste gjoba por këto gjoba nuk arrinte dot t’i mblidhte.

Por risjellja në vëmendje e këtij propozimi këto ditë është e nxitur prej situatës.

Pas deklaratës së ministrit Lleshaj ka reguar edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë të cilët e kosideruan Vendimin e njoftuar prej tij, se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe për pasojë, nuk do të njihet dhe nuk do të zbatohet nga Bashkitë.

 

Zjarr Tv Ad