Shkuan në selinë e PD por dera ishte e mbyllur, Strazimiri: Më datë 8 janar do marrin xhevapin…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarët e  Komisionit të Rithemelimit të PD edhe sot kanë shkuar në selinë e PD dhe sërish nuk kanë mundur të futen brenda, pasi dera a qenë e mbyllur.

Në një prononcim për media ish deputeti Gent Straszimiti u shpreh se siç tha dhe Aldo Bumçi shkuan në seli për të zhvilluar një mbledhje, po që dera nuk u hap për ta. Ndër të tjera ai tha se me datë 8 janar demokratët do munden të hyjnë në seli.

“E keni në kafe tani keni gjë për t’i thënë? Nuk ka punë tjetër veç se të pijë kafe. Premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr i shkretëtirës, godina e zbrazëtisë së madhe. Nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo.

Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. Janë 44 mijë vetë që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri.

Zjarr Tv Ad