Armand Shkullaku është shprehur se Rama e ka trajtuar Kurtin si shkaktarin e vetëm të situatës me Serbinë dhe se ka shpërndarë lajme të rreme që do ta shpallin nongrada.
“Unë nuk e quaj sanksion anulimin e mbledhjes së qeverive po e quaj si presion sepse është në vazhdën e presioneve të vazhdueshme që Rama ka ushtruar ndaj Kurtit. Nisur nga rrethanat nuk prisja që Rama të bëj atë që bëri kryeministri kroat i cili u shpreh se për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën tensione të tilla do të vazhdojnë gjithmonë.
Nuk prisja nga Rama që të thotë mos i vendosni sanksione Kosovës së 90% e popullit kosovar janë pro SHBA, siç tha mos i vendosni sanksione Serbisë se 90% e popullit është pro serb dhe kuptojeni dhe situatën e Vuçiç. Nuk prisja që të thotë që Kosova të dëgjoj ndërkombëtaret, Kurti të bashkëpunoj me ndërkombëtarët të zbatojë dhe tre pikat e daskalimit të situatës dhe në të njëjtën kohë ti kërkojë Serbisë të dorëzojë bandidët që goditën KFOR.
Rama zgjodhi të fliste si ndërkombëtar dhe po ta shohësh me kujdes ai është më i ashpër me Kosovën se ndërkombëtarët. Ai ka shpërndarë dhe një lajm që Kurti do të shpallet non-gada, që Kosovës do ti ndodhin 1001 të zeza do të izolohet e këto fjalë ishin një javë përpara që Rama të deklaronte draftin e pa kërkuar asociacionit, një draft që nuk ishte i konsultuar me dy kryeministrave.
Rama u shpreh që Kurti është i vështirë të negociohet dhe konteksti është që këtu do të ndodhë një dramë e madhe dhe më pas anulojë takimin me qeverive dhe me këtë ai lë të kuptohet se është çështje orësh ku anijen e madhe të Kosovës do ta përplasi me shkëmbinjtë. Qëllimi është të vështirësojë pozicionin e Kurtit në arenën ndërkombëtare ndryshe nga pozicioni i tij në publik është shumë i fortë.
Vuçiç e ka cilësuar Kurtin terrorist, ndërsa Rama e ka cilësuar si një person i cili nuk mund të negociohet lehët.”