Shkullaku: Veliaj doli në përgjim që kërcënonte me SPAK, ambasada amerikane nuk u shqetësua fare…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, ka komentuar përgjimin e publikuar nga FSHF, ku kryebashkiaku Veliaj përmendte SPAK-un, si një mjet presioni.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se një regjistrim i tillë do të kishte shkaktuar skandal në çdo vend të botës dhe shprehu habinë se si ambasada amerikane nuk pati asnjë reagim, edhe pse propagandon sukses të madh me drejtësinë e re.

“Nëse kryetari i bashkisë së New Yorkut, kapet në përgjim si Erion Veliaj, të thotë do t’ja nxijë jetën një pushteti që nuk varet nga ai, me prokurori dhe me SPAK… A mund ta shqetësojë kjo një ambasadë? Në çdo vend të botës ai binte nga ai përgjim, edhe për shkelje etike, jo më për përdorimin e drejtësisë së re. Se kush janë ata të SPAK? Ata heronjtë e fëmijëve tanë…

Pse prokuroria nuk heton asnjë çështje për Erion Velinë? Kjo tregon se është drejtësi e kontrolluar dhe nuk kemi reagim nga ambasada për këtë gjë. Një skandal i tillë, çdo politikan kishte ikur”, tha Shkullaku.

Analisti foli edhe për qëndrimet e amerikanëve në raport me ngjarjet në kampin opozitar, duke deklaruar se me kërkesën ndaj Bashës për përjashtimin e Berishës, ata goditën opozitën, për të favorizuar Edi Ramën.

“Nuk kam parë deklarata të ambasadës amerikane për skandalet. Këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. Kemi rreshtim në krahun e Ramës. Nuk ka asgjë të re. Cilido përbën cënim për pushtetin e Ramës, goditet nga ambasada amerikane. Këtë duhet të kishte menduar zoti Basha përpara se të përjashtonte zotin Berisha. Këta amerikanët kanë bërë ndonjë kërkesë që nuk i ka vajtur përshtat Ramës? Jo. Atëherë është e qartë që ky veprim bëhet për të goditur opozitën.

Si ka mundësi që deri dje mediat më të paguara nga Rama, qentë e tij roje mediatikë, që nuk linin gjë pa thënë për Lulzim Bashën, i hynin deri në qelizat e familjes së vet, e morën menjëherë në mbrojtje? Sepse duan të ruajnë status quo. Të përfitojnë në mënyrë të pandershme dhe të ruajnë pozitat që kanë në treg në mënyrë të pandershme”, tha Shkullaku.

Zjarr Tv Ad