Shkullaku: Veliaj doli në përgjim që shantazhonte SPAK, ambasada amerikane nuk u shqetësua fare…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, ka komentuar përgjimin e publikuar nga FSHF, ku kryebashkiaku Veliaj përmendte SPAK-un, si një mjet presioni.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se një regjistrim i tillë do të kishte shkaktuar skandal në çdo vend të botës dhe shprehu habinë se si ambasada amerikane nuk pati asnjë reagim, edhe pse propagandon sukses të madh me drejtësinë e re.

“Nëse kryetari i bashkisë së New Yorkut, kapet në përgjim si Erion Veliaj, të thotë do t’ja nxijë jetën një pushteti që nuk varet nga ai, me prokurori dhe me SPAK… A mund ta shqetësojë kjo një ambasadë? Në çdo vend të botës ai binte nga ai përgjim, edhe për shkelje etike, jo më për përdorimin e drejtësisë së re. Se kush janë ata të SPAK? Ata heronjtë e fëmijëve tanë…

Pse prokuroria nuk heton asnjë çështje për Erion Velinë? Kjo tregon se është drejtësi e kontrolluar dhe nuk kemi reagim nga ambasada për këtë gjë. Një skandal i tillë, çdo politikan kishte ikur”, tha Shkullaku. Analisti foli edhe për qëndrimet e amerikanëve në raport me ngjarjet në kampin opozitar, duke deklaruar se me kërkesën ndaj Bashës për përjashtimin e Berishës, ata goditën opozitën, për të favorizuar Edi Ramën.

“Nuk kam parë deklarata të ambasadës amerikane për skandalet. Këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. Kemi rreshtim në krahun e Ramës. Nuk ka asgjë të re. Cilido përbën cënim për pushtetin e Ramës, goditet nga ambasada amerikane. Këtë duhet të kishte menduar zoti Basha përpara se të përjashtonte zotin Berisha.

Këta amerikanët kanë bërë ndonjë kërkesë që nuk i ka vajtur përshtat Ramës? Jo. Atëherë është e qartë që ky veprim bëhet për të goditur opozitën.

Si ka mundësi që deri dje mediat më të paguara nga Rama, qentë e tij roje mediatikë, që nuk linin gjë pa thënë për Lulzim Bashën, i hynin deri në qelizat e familjes së vet, e morën menjëherë në mbrojtje? Sepse duan të ruajnë status quo. Të përfitojnë në mënyrë të pandershme dhe të ruajnë pozitat që kanë në treg në mënyrë të pandershme”, tha Shkullaku./TPZ/

Zjarr Tv Ad