Gazetari Armand Shkullaku, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka kërcënuar Partinë Demokratike dhe nga ana tjetër në mënyrë të frikshme ka mbrojtur bëmat e pambrojtshme të qeverisë së Ramës.
Sipas Shkullakut, diplomatja amerikane i preu në besë për marrëveshjen e 5 qershorit pasi nuk garantoi marrëveshjen dhe ligji zgjedhor ndryshoi nga parlamenti kukull dhe opozita qesharake.
“Më 6 mars i bënte thirrje shqiptarëve mos votoni kandidatët e Partisë Demokratike. Ka kërcënuar një parti politike nga selia e kësaj partie që ‘nëse s’bëni çfarë them unë, do hani bar’. Kemi parë një nxitim të frikshëm për të mbrojtur bëmat e pambrojtshme nga asnjeri të mazhorancës.
Kemi parë nxitimin për të njohur zgjedhjet, kemi parë prerjen në besë marrëveshjen e 5 qershorit. Kur t’i i fton në shtëpinë tëndë dhe del garant për një marrëveshje dhe ligji zgjedhor ndryshon me parlament kukull, me opozitën qesharake që ishte në parlament vetëm që Rama të garantonte pushtetin duke moslejuar koalicionet parazgjedhore.
Ambasadorja nuk foli asnjë fjalë pavarësisht se kishim edhe rekomandim të Venecias dhe të ODIHR që thoshte se nuk mund të bëhen ndryshim në kod zgjedhor në më pak se 1 vit nga data e zgjedhjeve.
Këta nuk folën as kur u shemb Teatri. Këta flasin sot për Iranin, por Irani ndodhi një vit më parë kur PS-ja dhe Bashkia Tiranë futën duart te AKSHI dhe morën të dhënat e qytetarëve shqiptarë për t’i përdorur politikisht, ambsadorja nuk tha asnjë fjalë për këtë.”-deklaroi Shkullaku.