Shkurti: SHOQËRIA E SPEKTAKLIT

0
28

Nga Armir Shkurti

Nuk është gjetja ime por një libër i famshëm i vitit 1969.

● rasti i zysh Lulit

Kur isha nxënës më binte në sy rrugës së Kavajës për klasin dhe thjeshtësinë në paraqitje, saqë me vete e quaja “Mari Kyri”, deri kur mësova se qe “zysh Luli”, pedagoge shumë e aftë e inxhinierisë së ndërtimit.

● Në heshtje

Gjithnjë e më rrallë e kam hasur këto 35 vite zysh Lulin nëpër Tiranë. Pothuaj fare nëpër ekrane. Vendin e saj e mbushin shalë, bythë, cica e silikon, xhaketa e kollare që zihen e shahen e ndërkohë japin opinion, mendim, përfundim për gjithçka! Ata janë! Zysh Luli jo! Se ajo s’është në ekran e në skenë prandaj nuk ekziston.

● Pse doli tani?

Se asnjë bythë Armani, shalë Versaçe, cicë Bërbëri , xhaketë X5 a kollare Mercedes nuk ka këllqe të japë mend në këtë situatë! Ndaj nga qilarët e pluhurosur të harresës ku shoqëria e konsumit ka kyçur të mençurit, të diturit, të shkolluarit, nxorri zysh Lulin!

● por shfaqja po mbaron!

Mezi presin aktorët! Sonte madje mora vesh se paskan hapur edhe një faqe hajdute! Edhe emrin e fytyrën duan t’ia vjedhin. Se kaq qe roli i zysh Lulit në spektaklin e madh. Shoqëri konsumi, ç’ti bësh? Duhej urgjent për të mos lënë bosh skenën, por bythët e gjuhët firmato nuk mund të qëndrojnë gjatë pas kuintave! Se ATA janë! Ata janë edhe SPEKTAKLI dhe vetë sistemi është spektakli. Pedagogia duhet të kthehet paqësisht në qilarin e pluhurosur të harresës, si çdo mall tjetër konsumi! Ajo a një i ngjashmi i saj do të thirret pak orë në dritë vetëm kur aktorët e përditshëm të mos kenë shpatulla të mbajnë rolin në serinë e rradhës