Shkurtime te ‘bluzat e bardha’, mjekët të revoltuar: Na jepni arsyet pse na larguat, ndryshe..

0
415
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 30 mjekë kanë marrë një ditë më parë letrën e largimit nga detyra, për shkak të ristrukturimit të spitaleve në vend. ReportTV ka zbardhur urdhrin e FSDKSH për largimin e tyre nga detyra, për të cilën mjekët thonë se nuk ju është dhënë asnjë arsye.

Ata kanë kërkuar sot një takim me drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por nuk janë pritur prej tij. Mjekët e larguar kërkojnë t’iu bëhen transparente arsyet e largimit nga detyra, si dhe kriteret që duhen për të mbajtur vendin e punës.

Prej dy muajsh në spitalet rajonale, bashkiake dhe private nuk ka kontrolle. Kërkojmë transparencë, ndryshe do ndjekim rrugë ligjore.

Mjekët e larguar nga puna

Zjarr Tv Ad