Gjashtë ditë pasi u shembën tre katet e fundit të një pallati 20-katësh në Shkëmbin e Kavajës, shmanget nje ngjarje e rende aty. I biri i ndërtuesit ka gjetur 6 kallëpe tritoli të vendosura në kollonat e betonit në katin e 18-të.
E. Shala, 19 vjeç ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka gjetur dhe lëndën plasëse.
Sipas policisë E. SH, 19 vjeç nga Tirana, ka njoftuar në polici së në pallatin tek Shkëmbi i Kavajës kishte konstatuar 6 kallëpe tritoli.
Policia ushtroi menjëherë kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur sasinë e lëndëve plaëse të vendosur në dy kollona betoni, nga tre kallëpe secila. Kati i 18-të i ndërtesës ishte ende i papërfunduar pasi pronarit Enver Shala i qenë pezulluar punimet për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.
Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.