Ka reaguar menjëherë Këshilli bashkiak në Korçë, pas vendimit që morën shoferët e autobusave, të cilët u futën në protestë dhe pezulluan transportin e pasagjerëve.
Bëhet me dije se Këshilli bashkiak ka vendosur që terminali i ri i autobusave dhe furgonave të funksionojë për një afat të shkurtër pa tarifa parkimi për mjetet derisa të vendosë për taksën që do aplikohet këtu nga Këshilli bashkiak.
Ky vendim është bërë me konsesus të dy palëve nga Bashkia dhe shoferët, dhe është i përkohshëm.
Kujtojmë që ditën e djeshme shoferët dolën në protestë duke thënë se nëse kushetet e tyre nuk do të plotësoheshin atëhere do të hynin në grevë.
Ata kërkonin që të ulen çmimet e larta të vendosura në terminal, të zgjidhet situata me taksitë që punojnë në të zezë dhe të tarifohen në bazë të të ardhurave.
Sipas shoferëve nga 0-5 minuta qëndrimi është falas, pasi kalon një sekond tarifa shkon direkt 300 lekë të reja. Ata shprehen se Bashkia e Korçës nuk u ka dhënë zgjedhje dhe sipas Bashkisë terminali është privat.