Shoferi ‘ndërpret’ Bashën teksa ecte me të rinjtë : “Ju rujt zoti”

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike ka takuar disa të rinj ditën e sotme në Shkodër me të cilët ka bërë një pjesë rruge në këmbë.

 

Duke biseduar me një vajzë të vogël, e cila ishte në moshën e vajzës së madhe të Bashës, e cila quhet Dafina, kreu i PD-së tregoi se ajo i kishte kërkuar që ta merrte me vete në Shkodër, por ai i kishte thënë pas zgjedhjeve.

 

Ndërsa po bashkëbisedonte me të rinjtë, një shofer ka përshëndetur Bashën me borinë e makinës dhe i tha “Ju rujt zoti”. Lideri i opozitës ia ktheu “Edhe ju”.

 

Pjese nga biseda:

 

Basha: Dmth je 14 vjeç?

 

Vajza: Po.

 

Basha: Fiks 14?

 

Vajza: Jam 13, bëj 14 në maj.

 

Basha: Qenke pak më e vogël se vajza ime e madhe, Dafina. E cila më ka kërkuar ta marr me vete në Shkodër, se ka qenë një herë në ekskursion në Shkodër me shkollën dhe i ka pëlqyer shumë. I kam premtuar se do ta marr. Por duhet të mbarojmë fushatën njëherë.

 

Shoferi: Ju rujt zoti.

 

Basha: Edhe ju

Zjarr Tv Ad