Shoferi pëson arrest kardiak në timon, humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike në Lushnjë

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shofer 48 vjeçar ka ndërruar jetë në Lushnjë, pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ishte në timon. Ai ka humbur për rrjedhojë kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe dhe shtetasi me inicialet E. Ll ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad