Shokë skuadre me Messin e Ronaldon

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të kesh shokë skuadre dy futbollistët më të mirë në botë është një prestigj. 24 vjeçari Paulo Dybala ka si shok skuadre Lionel Messin te kombëtarja argjentinase, ndërkohë që me Ronaldon, Dybala aktivizohet te Juventusi.

“Unë jam i vetmi në botë që kam fatin për të luajtur dhe të mësojnë nga dy futbollistë më të mirë në planet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ajo që më ka befasuar te Cristiano është intensiteti me të cilin ai stërvitet, por edhe uria e tij për fitore. Është e qartë që kundërshtarët do të fokusohen vetëm te ai, por gjëja më e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Trajneri nuk na ka thënë ende se kush do të luajë dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë për të, sepse ne të gjithë mund të marrim kaq shumë role të ndryshme. Ai do të vendosë se çfarë të bëjë pas trajnimit.”

“Nganjëherë ai më kërkon të shkoj më thellë në mënyrë që të lidhem me mesfushën, por kjo varet nga loja. Është shumë e vështirë për të marrë topin mes reparteve kur skuadrat kundërshtare janë në mbrojtje.”-përfundoi Paulo Dybala.

Zjarr Tv Ad