Shokon Artan Hoxha, zbulon kush e përgatiti sulmin me grusht ndaj Sali Berishës: Enver Hoxha ra si bust, Saliun e pamë ta rrëzonin për së gjalli

0
672
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta se sulmin me grusht ndaj Sali Berishës në protestën që ngriti vet është organizuar nga Ilir Meta.

Hoxha tha se është i dyshuari kryesor, pasi vetëm ai përfitoi nga kjo ngjarje.

A mendon që sulmin me grusht ndaj Sali Berishës e përgatiti Ilir Meta?

“Populli shqiptar thotë ‘kur zihen dy, fiton një i tretë’. Në atë rast Berisha tha më qëlloi Rama, grushti që pësoi Berisha i mori vëmendjen Ramës, i vetmi që përfitoi në atë histori është Ilir Meta.

Një hetim nis nga pyetja “kush përfitoi?” Dhe unë mendoj që personi që përfitoi është i dyshuar kryesor që e ka organizuar këtë gjë, ka gjet një moment kur dy rivalet kundërshtar janë përqendruar të njeri-tjetri dhe vjen një i tretë edhe likujdon hesapet. Në rastin konkret thyerja e mitit të Berishës është më e rëndë se vetja goditja që ka marrë sepse deri aty, jo vetëm ata që e mbështesin Berishën, por gjithë shqiptarët mendonin që Berisha është një politikan i fortë.

Një nga fuqitë që kishte Berisha, kishte pikërisht pathyeshmërinë, paprekshmërinë. Kemi parë që Enver Hoxhën e rrëzua bust prej bronxi, ne Berishën e pamë ta rrëzonin, mitin e Berishës për së gjalli.”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad