Futbollisti Angel Di Maria, nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.
Ishte minuta e 62-të e ndeshjes, kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo, ia kërkoi trajnerit Pochettino.
Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias, s’e ishin futur hajdutët teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).
Hajdutët kanë gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit, por kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.
Mediat francize, kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, ndërsa fatmirësisht familja e argjentinasit, nuk ka pësuar dëm nga pengmarrja që zgjati për disa minuta.
Lajmi për Di Marian, ka lënë të shokuar të gjithë futbollistët e PSG-së, të cilët e mësuan të gjithë ngjarjen pas ndeshjes, ndërkohë që kjo është hera e dytë që familja e argjentinasit, bie pre e një grabitje.