Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, të cilët kërkojnë mundësi punësimi në shtete të tjera. Përmes një statusi në Facebook, shoqata ka informuar opinionin publik se Shqipëria gjendet në krizë për personel shëndetësor dhe spitalet qofshin publike apo private nuk i plotësojnë dot boshllëqet e krijuara me mjekë specialistë apo infermierë.
Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf shëndetësor në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekeve të dalë në pension të bëhen pjese e këtyre shërbimeve.
Gjithashtu, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka theksuar se problemi i largimit të mjekëve dhe infermierëve nga vendi sjell një tjetër problem madhor në sistemin shëndetësor, atë të krijimit të monopolit nga një grup i politizuar i bluzave të bardha, të cilët e trajtojnë vendin e punës si pronë private duke thelluar kështu nivelet e korrupsionit në shëndetësi. Statusi i plotë:
“Shqipëria në krize për personel shëndetësore me mungesa të mëdha te mjekeve dhe infermiereve.Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh.Shume spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha te mjekeve specialist dhe infermiereve.
Sikur te mos mjaftonte kjo ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf ne Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekeve të dalë në pension të bëhen pjese e këtyre shërbimeve. Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj-lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqipëria te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria për te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension për t’ju bashkuar për të shërbyer.
Kur do ndërgjegjësohen për te rregulluar politikat e duhura të punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të bëhet monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bëre që infermierët dhe mjekët e aftë të largohen nga Shqipëria. Mos vallë duhet t’i kthej sytë Ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësor në vend???Nuk keni pare gjë akoma…pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi.”