Shoqata e Konsumatorëve kërkesë Autoritetit të Konkurrencës: Hetim të thelluar në tregun e karburanteve në Shqipëri

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e Konsumatorit njofton se do t’i dërgojë një kërkesë Autoritetit të Konkurrencës  për hetim të thelluar në tregun e karburanteve në Shqipëri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Shoqata thotë se tashmë është koha që të shteti të veprojë.

REAGIMI i PLOTË:

Ne cilesine e presidentit te shoqates ” Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” deshiroj te informoj opinion publik, konsumatoret shqiptare si dhe prodhuesit vendore, se diten e hene, do te depozitojme prane Autoritetit te Konkurrences nje kerkese per hetim te thelluar ne tregun e karburanteve ne Shqiperi. Ne si shoqate dhe une si person e kam paralajmeruar prej kohesh ne qendrimet tona si ne media ashtu dhe ne rrjete sociale, kete situate qe po kalojme. Eshte koha te kalojme nga fjalet ne vepra. Eshte koha qe shteti te veproje. Ne te kundert na takon ne si qytetare te veprojme. Dhe ju premtojme qe do veprojme.

ASNJE KOMPROMIS PER KONSUMATORIN!

Së fundmi në vendin tonë çmimi naftës ka pësuar rritje, duke shkuar në 230 lekë/ litër, duke rënduar në xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Kjo rritje e çmimit vjen në një kohë kur Ukraina është në ditën e 10-të luftës e pushtimit nga forcat ruse.

Më herët kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një video-live nga një pikë karburanti i ka bërë thirrje qeverisë që të mbajë nën kontroll çmimin e karburantit, pasi 1 litër naftë po shitet me 230 lekë të reja.

Zjarr Tv Ad