“Shoqata e Tetraplegjikëve” nxirret në rrugë, objekti në Laprakë shembet për tu bërë pallat, invalidët me lot në sy: Godina që kanë ofruar në Surrel e braktisur

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej më shumë se një viti “Shoqata e Tetraplegjikëve” protestojnë por askush nuk e dëgjon zërin e tyre. Bashkia e Tiranës ka vendosur që të prishë godinën ekzistuese në Laprakë e cila ishte qendra e invalidëve të cilët pavarësisht kërkesave të shumta kanë ngelur mes katër rrugëve.

Shpresa Spahiu me lot në sy thotë se e kanë të pamundur të zhvendosen drejt Surrelit ku bashkia i ka vendosur në dispozicion disa godina të vjetra. Sipas saj përveç distancës së largët, godinat janë objekte të braktisura dhe që nuk ofrojnë asnjë standard për të bërë shërbim. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se në ambientet e mëparshme të zyrave të Shoqatës së Përgjithshme të Tetraplegjikëve, do të shfrytëzohen si hapësira për ndërtim pallati.

Shpresa Spahiu:

“Falenderoj Fax Neës që qëndron pranë nesh. Ne ishim dje ke baskia e Tiranës dhe askush nuk na përfill. Thjesht na përcjellin. Sot shikoni çfarë ka mbetur nga e gjithë shoqata që në vitin 2002.

Këto ambiente invalidët kanë kaluar shumë kujtime, kanë bërë shumë greva, më duket vetja sikur u shitëm pa asnjë vend që invalidët ta konsiderojnë shtëpinë e tyre. Këtu do ngrihet një pallat, por këtu do të thonë të gjithë ish shoqata, kjo është fatkeqësi sepse e ndjejmë veten e braktisur.

Në legjislacionin shqiptar ka shumë ligje në mbrojtje të invalidëve por nuk gjejnë zbatim. Ligjet figurojnë vetëm në letra dhe nuk ka zbatim. As aksesueshmëria. Ambientet në Surrel që na kanë dhënë bashkia, në atë rrugë nuk shjkojmë dot, është gati e pamundur.

Diukur ishin prona të shtetit shqiptar sot jepen për të ndërtuar pallate. Ne kemi disa kohë që jemi pa zyra, gjysma e objektit këtu në Laprakë e shembën e hodhën në tokë. Edhe ne gati nuk kemi pasur zyra, nuk e dimë cfarë do të bëhet. Thjesht kërkojmë takime. Shikoni na kanë nxjerrë në rrugë, shikoni na i kanë nxjerrë të gjitha objektet në rrugë. Unë kërkoj një mbështetje nga shteti im dhe strukturat e shtetit. Të shikojnë me përbuzje duket sikur kërkojmë luks, por ne po kërkojmë ambiente më minimale. Ambjentet e reja në Surrel duken si një stallë kur i shikon nga larg, skano asnjë mundësi që të të jepet mundësi, ato janë godina jashtë standardit, janë godina të braktisura. Ne kemi pranuar në një farë mënyrë dakordësi për të shkuar në ato godina por bashkia të bëjë restaurim, aty nuk janë të shfrytëzuara nga ne për të vijuar veprimtarinë tonë të përditshme“, tha ajo.

Zjarr Tv Ad