Shoqëruesi i “veçantë”, ministri i Drejtësisë krah për krah me Baba Mondin te Presidenti

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që nga fundjava e shkuar, vendi ka një President të ri. Flasim për Bajram Begajn, që e mori detyrën pasditen e së dielës, në një ceremoni që bëri bashkë jo vetëm krerët e shtetit, por edhe figurat e njohura.

Shumë kishin zgjedhur të shkonin të shoqëruar me bashkëshortët, kolegët, por ndoshta edhe rivalët. Por, ky parakalim ishte padyshim ndër më të veçantët. Ministri i Drejtësisë është shfaqur në eventin e rëndësishëm krah për krah me kryegjyshin e Bektashinjve, Baba Mondin.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, Ulsi Manja i ka foto krahun Baba Mondit dhe e shoqëron për te vendi i tij.

Natyrisht që për shkak të pozicionit të tij, Manja e ka respektuar dhe poza nuk mund t’i shpëtonte paparacit tonë, që ka kapur këtë moment, të dy personazheve që mesa duket janë edhe miq të mirë.

Zjarr Tv Ad