Flamur Noka është zgjedhur mbremjen e djeshme Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, ishte Flamur Noka dhe Arben Ristani. Noka ka siguruar 144 vota, ndërsa Arben Ristani 52.
Në garën për nënkryetarët e partisë, fitues rezultojnë Luciano Boci dhe Oerd Bylykbashi përballë Belind Këllicit dhe Agron Shehajt.
Sekretariatet dhe fituesit:
Sekretariati për Cështjet Zgjedhore, fiton Ivi Kaso
Sekretatiati për Pushtetin Vendor, fiton Ylli Asllani
Sekretariati për të drejtat e njeriut, fiton Bislim Ahmetaj
Sekretariati për Burimet Njerëzore, fiton Ervin Minarolli
Sekretariati për Integrimin Europian, fiton Edmond Spaho
Sekretariati për të perndjekurit Politik, fiton Lorenc Luka
Emigracioni dhe Diaspora, fiton Indrit Hoxha
Organizatat partnere, fiton Megi Balliu
Sekretariati per transparence, fiton Ledina Mandia
Sekretariati per Marredheniet me Publikun, fiton Jola Hysa
Komisioni i Apelimit (Gjykata e Partise), fiton Adriana Kalaja