Shpallen ‘non grata’ nga Ambasada Amerikane dy artisët e njohur shqiptarë, zbardhet arsyeja

0
25238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë prej këngëtarëve shqiptarë ftohen në koncerte në Diasporë e deri në Amerikë, deri dje duket se e kishin të thjeshtë pasi merrnin viza turistike e bënin lekë me thasë, por duket se jo më!

Ambasada Amerikane ka ndaluar hyrjen e Genës në Amerikë duke qenë se ai udhëtonte me vizë turistike e nuk ka paguar tatimet e koncerteve që ka bërë andej. Ndërkohë që i njëjti vendim është marrë edhe për këngëtarin nga Kosova Shkëlzen Jetishi.

Sipas Klan Kosova, menaxherja e Genës, ka treguar se arsyeja pse SHBA u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet një ngërç të krijuar mes faktit se merren vizat turistike dhe shfrytëzohen për punë, duke i shpëtuar taksave. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nuk ka dhënë detaje se pse këngëtarët refuzohen të shkelin në Amerikë, duke thënë se është anti-ligjore t’ë publikojnë arsyet e refuzimit të vizave.

Zjarr Tv Ad