Shpallet fajtor për tradhti ish-presidenti i Ukrainës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kievit ka shpallur ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, fajtor për tradhti dhe për bashkëpunim në përpjekjen për të ndryshuar kufirin e Ukrainës dhe për të bërë luftë. Gjyqtari Vladyslav Devyatko tha po ashtu se Yanukovych është fajtor që i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të vendosë trupa në Ukrainë. Prokuroria ka kërkuar që Yanukovych të dënohet me 15 vjet burgim. Vendimi u shpall në mungesë të tij.

Zjarr Tv Ad