Një konflikt i vjetër pronësie dyshohet se është shkaku kryesor i vendosjes së tritolit në banesën e Vasillaq Stavro, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim një 58-vjeçar. Përplasjet mësohet se kanë nisur pas blerjes së apartamentit që ishte sekuestruar nga banka.
Një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive. Burimet kanë bërë të ditur se të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte I sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët.
Shpërthimi i tritolit dyshohet se është kryer me telekomandë, dhe për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Arben Bardhin, i cili akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së enjtes ndërsa edhe një familje në katin e tretë u bllokua brenda nga shpërthimi i fuqishëm, për të cilët u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti hapur derën.