Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, LVV zyrtarisht fituese/ Vjosa Osmani më e votuara me mbi 300 mijë vota

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, është fituese e zgjedhjeve me 438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar, doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës, me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës, me 110 mijë 978 vota.

Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës, me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, kwshtu ka thënë kryetarja e KQZ Valdete Daka.

Ndërsa, aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani, del s’e është politikania më e votuar. Ajo ka marrë mbi 300 mijë vota.

Zjarr Tv Ad