“Shpalljet non-grata janë ditur prej kohësh nga politikanët”, Andoni: Shrytëzojnë memorien afatshkurtër te shqiptarët

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ben Andoni ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me situatën politike në vend, sa i takon përplasjeve brenda PD, lëvizjeve në PS dhe gjendjen ku ndodhet populli shqiptar.

Andoni tha se ishte një fatkeqësi fakti që shqiptarët nuk kishin alternativa të tjera përveç dy partive kryesore, duke bërë që politikanët të mendonin se mund të kryenin manipulime sipas dëshirës.

Ndërsa shtoi se shpalljet “non-grata” janë ditur më herët nga ana e politikanëve të cilët pavarësisht këtyre e gjejnë mënyrën sesi të kryejnë manipulime tek një popull me kujtesë afatshurtër.

Andoni: Problemi më i madh në këto zgjedhje ishte i mospjesëmarrjes. E vërteta është se Rama nuk u përfshi shumë në zgjedhje dhe kjo është dhimbja më e madhe për popullin shqiptar, se kemi nevojë për alternativa dhe jo vetëm këto dy lloj partish politike.

Mua më vjen keq, sepse brezi juaj aktualisht ka nevojë për alternativa të ndryshme në pikëpamje të majta apo të djathta apo të qendrës. Ju pyesni me të drejtë përse partitë e reja nuk zënë vend. Kjo ndodh sepse formohen 7 muaj para zgjedhjeve dhe nuk punojnë rregullisht për t’i bindur njerëzit, pushojnë aktivitetin e tyre pas zgjedhjeve.

Shpallja non-grata e ish deputetit të PS, Aqif Rakipi

Andoni: Rama i ka ditur këto gjëra edhe kur i ka vënë në listë si deputetë. Politika di gjëra që ne nuk idimë, po ashtu si non-grata e Berishës, ish kryeministri e ka ditur më parë këtë edhe në mënyrë indirekte ashtu siç po i thuhet edhe Bashës.

Politikanët tanë, shfrytëzojnë mundësinë e memories së shkurtër të shqiptarëve, mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me ne. Më vjen keq që shqiptarët nuk kanë të drejtën e referendumeve sepse kjo do t;i emanciponte. Shqipëria nuk po ndjek shembujt e mirë në rajon me rrëzimin e pushteteve të establishmenteve.

Zjarr Tv Ad