Shpalljet “non-grata” nga SHBA: Aqif Rakipi ka blerë vota për Edi Ramën! Në këtë rrugë nuk jemi vetëm, kemi aleatët tanë

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Lulzim Basha përshëndet vendimin e Departamentit të Thesarit në SHBA, për shpalljet “non-grata” të njoftuara sot. Ish-politikani Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi ishin dy personat e sanksionuar sot nga Shqipëria.

“Është një nga individët që sic e tregon qartë vendimi i Thesarit, ka blerë vota për hesat të Edi Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Pavarësisht të gjithë mekanizmave të përdorur në masakrën e 25 prillit, diferenca e Edi Ramës dhe opozitës, ishte sa numri i votave që mblodhi Aqif Rakipi”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

“Edi Rama sot ka të gjithë arsyet të ndihet i vetëm, se ka humbur një partner. Ai nuk u shërben shqiptarëve, por grupeve kriminale. Dua ta përshëndes vendimin e SHBA dhe t’i them çdo shqiptari sot, se nuk jemi vetëm në rrugën tonë, në betejën tonë, që këtë Parlament t’ua kthejmë njerëzve.

Beteja nuk është thjesht beteja ime. Nuk mund ta fsheh sot faktin që PD dhe unë personalisht kemi mbi 8 vjet që investojmë në këtë betejë. Siç është ligji për dekriminalizmin.

Sot flas në emër të shqiptarëve. Sakrifica e tyre është nëpërkëmbur në një grusht personash. Sot Shqipëria është në bisht, edhe sa i takon vendeve të Ballkanit, për të marrë masa për përballimin e krizës”, vijoi deputet i PD, Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad