Shpartallohet plani i ri i brexit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpjekjet e fundit të kryeministres britanike Theresa May për t’i bindur ligjvënësit e opozitës dhe të partisë së saj të mbështesin Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE-ja, dështuan. Bllokimi në Londër e bën të paqartë nëse Britania do të largohet nga blloku europian, të cilit iu bashkua në vitin 1973. Afati i tanishëm për t’u larguar është 31 tetori i këtij viti.

Përpjekja e fundit e kryeministres britanike Theresa May për t’i bindur ligjvënësit e opozitës dhe të partisë së saj të mbështesin Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE-ja u shkatërrua përfundimisht në parlament të mërkurën.

Rreth tre vjet pas referendumit me rezultat 52% me 48% për t’u larguar nga Bashkimit Europian, May po përpiqet për herë të fundit ta miratojë në parlament Marrëveshjen e Tërheqjes.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve ajo u bëri sërish thirrje ligjvënësve që të pranojë mundësinë e një referendumi të dytë, për të shmangur të ashtuquajturin Brexit pa marrëveshje.

Por reagimi ishte i ashpër. Ligjvënësit konservatorë dhe opozitarë e kritikuan Marrëveshjen e Tërheqjes, ose legjislacionin që duhet të zbatohet në kushtet e largimit të Britanisë.

Disa ligjvënës u përpoqën për ta shkarkuar kryeministren si dhe pati raportime se edhe disa ministra mund të veprojnë kundër saj.

Bllokimi në Londër do të thotë se është e paqartë se si, kur apo edhe nëse Britania do të largohet nga blloku europian, të cilit iu bashkua në vitin 1973. Afati i tanishëm për t’u larguar është 31 tetori i këtij viti.

Pavarësisht nga kritikat, May mund të qëndroi e fortë, duke u bërë thirrje ligjvënësve të mbështesin marrëveshjen e rënë dakord prej saj dhe më pas të veprojnë për ta ndryshuar.

 

Zjarr Tv Ad