Shpërblimi për pensionistët, Denaj: Duhen 3 mld lekë, po shohim kursimet, do të vendosim në fillim të dhjetorit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pensionistët dhe familjet në nevojë duhet të presin muaji Dhjetor për të marr një përgjigje nëse do të kenë bonus për festat e fundvitit apo jo. Situata jo dhe aq optimiste me të ardhurat pavarësisht aksionit antiinformalitet ka bërë që qeveria të jetë e kujdesshme tek pjesa e shpenzimeve. Ministrja e financave Anila Denaj thotë se duhet një fond prej 3 mld lekësh për këtë zë dhe sipas saj po shikohen të gjitha mundësitë e kursimeve.

“Ky element nuk ka qënë asnjëherë parashikuar në Janar, Shkurt apo Mars dhe gjithmonë është parë në Dhjetor pasi është bërë një analizë se cfarë kursimesh janë fituar. Jemi akoma në Nëntor kështu që më lejoni të bëjmë një analizë të përfundojmë buxheti. Jemi duke parë të gjitha kursimet dhe avancimet e mundshme dhe në përfundim të saj do te themi brënda javës së parë të Dhjetorit nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 mld lekë sipas kalkulimeve tona kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë.Kështu që më lini pak kohë.” tha Denaj

Denaj thotë se pasi të bëhet një analizë e zbatimit të projekteve do të shihet edhe mundësia për të rialokuar fondet.

“Ky është procesi i analizës së të gjithë projekteve të cilat nuk do të finalizohen deri në fund dhe në përfundim të saj vendoset sesi rialokohen këto fonde.” vijoi Denaj.

Ishte Komisioni i Ekonomisë që i kërkoi ministrisë dhënien e bonusit në fund të vitit, nisur dhe nga një traditë e qeverisë në 5 vitet e fundit.Shpërndarja e bonusit për festat e fundvitit nën qeverisjen socialiste filloi për herë të parë në vitin 2016. Ministria e Financave akordoi ne 2016 rreth 40 milionë dollarë për të shpërblyer pensionistët, familjet ne nevoje dhe personat me aftësi te kufizuar. Tradita vazhdoi edhe në dy vitet e mëparshme. Në 2017 u shpërndanë 22 milionë dollarë, ndërsa në 2018 shifra u rrit në 30 milionë dollarë duke shpërblyer çdo pensionist me 5 mijë lekë të reja.

Zjarr Tv Ad