Shpërndahet parlamenti, Izraeli shkon në zgjedhje të parakohshme me 17 shtator

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Izraeli do të përballet me një proces të dytë zgjedhor të parakohshëm pasi kryeministri Benjamin Netanyahu nuk ka mundur të formojë koalicion qeverisës. Kreu i ekzekutivit nuk ia doli të sheshojë ndasitë me partnerët rreth çështjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm, e cila rrëzoi qeverinë e tij edhe në muajin dhjetor.

Izraeli pritet për herë të dytë brenda gjashtë muajve që t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

74 nga 120 deputetët e kuvendit votuan të mërkurën që zgjedhjet e reja të mbahen në shtator.

Kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, pasi fitoi shtatë javë më parë garën për udhëheqjen e vendit, nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës.

Negociatat e vështira me dy partnerët kryesorë u përqendruan veçanërisht te çështja e rekrutimit në ushtri, e cila edhe në muajin dhjetor u bë shkak për shkrirjen e parlamentit.

Partia ultraortodokse kërkon që rekrutimi i studentëve të besimit të tyre të mos kryhet me detyrim.

Ndërsa partia e djathtë laike e kushtëzoi formimin e koalicionit me miratimin e projektligjit në fjalë.

Kreu i qeverisë akuzoi të mërkurën aleatin e tij djathtist Avigdor Lieberman se po bënte aleancë me palën kundërshtare, ndërsa shprehu bindjen se do i fitojë sërish zgjedhjet e shtatorit.

Procesi i ri zgjedhor pritet t’i kushtojë vendit të paktën 130 milionë dollarë dhe vjen në kohën që po ndërmjetësohet marrëveshja për paqen në Lindjen e Mesme.

Përpos garës së vështirë elektorale, kryeministri Netanjahu do të përballet në muajt në vijim edhe me tri padi penale për korrupsion, të cilat ai vazhdimisht i ka mohuar.

Zjarr Tv Ad