Shpërndante kokainë në Itali/Arrestohet në flagrancë 25 vjeçari shqiptar

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në rrugën “Salvemini” në Santa Croce, pasi u kap në flagrancë nga policia duke shitur drogë.

Hetimet për 25 vjeçarin shqiptar filluan pasi karabinierët morën informacion nga qytetarët se një perosn kishte parkuar anës rrugës dhe po bënte takime të shpejta me njerëz të ndryshëm.

Karabinierët e ndoqën shqiptarin, ndërsa e arrestuan në momentin që një 40 vjeçar italian me një makinë tip “Mercedes” ngjyrë gri iu afrua atij dhe bleu kokainë në vlerë 40 euro.

Të dy u arrestuan, ndërsa policia sekuestroi 1750 euro që dyshohen se ishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 60 gram kokainë, që u gjetën gjatë kontrollit në shtëpinë e 25 vjeçarit shqiptar.

Ditën e nesërme shqiptari do të paraqitet në Gjykatën e Reggio Emilias, ndërsa akuzohet për “shpërndarje të lëndëve narkotike”, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Zjarr Tv Ad