Shpërthen aktori për bananet e prishura: I hanë fëmijët o maskarenj

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vjen një reagim i fuqishëm nga aktori Marin Orhani, pas bllokimit të gati 4,2 ton bananeve të prishura në Portin e Durrësit se përbënin rrezik për konsumatorët.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Marini shan e mallkon dhe hedh hije dyshime edhe për sasira të tjera, kryesisht ushqime që mund të kenë përfunduar në tregun shqiptar.

Statusi i plotë

Gati 42 ton banane që u hyfshin nga poshtë e u dalshin në ballë.

Po na i hanë fëmijët o maskarenj.

Ilace ju bofshin juve se tek femijet nuk mallkoj dot.

Madje as ilace mos gjetshi o legena.

E kushedi se c gjera te tjera kemi ngrene e na kane ngrene femijet.

Dikush me tha qe s kane c ti bejne bananes eshte natyrale.

Natyralja leshit.

Nga ta dime ne se c behet andej?!🤷♂️. Keshtu thane per buken, doli me mjell kali, frutat, zarzavatet(me pesticide ne maksimum), keshtu thane per te gjithe produktet qe ne i konsideronim bio, por dolen te gjithe me helme. Mishi ne shume raste gjithashtu. S paskan ç’ti bejne bananes!!! Ketu eshte bere fleta sallates jeshile sa nje tendë dyqani, s’paskan ç’ti bejne bananes!!! Edhe nese eshte kapje per shkak te konkurences, akoma me keq.
ps: kush ka per te sharë e mallkuar le ta hape krahun ne cfaredolloj gjuhe e zhanri. Nuk eshte se do gjejme shume ngushellim por të pakten do shfryhemi.

Zjarr Tv Ad