Shpërthen avokati Goxhaj kundër qeverisë për formularin e nxënësve:”Fillimi i një horrori, jo viti shkollor,vetëm në Shqipërinë e Enver Hoxhës ndodh!”

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj ka folur  nga zona pranë Ministrisë së Arsimit duke i bërë thirrje të gjithë prindërve që të ngrihen në protestë të shtunën e javës së ardhshme në kuadër të fillimit të shkollës dhe formularit që duhet të plotësohet.

“Jam këtu për fillimin e një hórrori, jo viti shkollor. Është shumë e rëndësishme që prindërit ta shohin këtë. Jam prapa Ministrisë së Arsimit dhe e kam zgjedhur jo më kot se është e dielë, por të shtunën që vjen, nëse nuk zgjidhet ky hall i madh që na ka zënë me këta maskarenj që na qeverisin, i ftoj të gjithë prindërit që u dhimbset fëmija, të vijnë këtu dhe të protestojnë se nuk i tolerohet ajo që do të ndodhë nesër”, tha Goxhaj.

Avokati theksoi se formulari për të deklaruar gjendjen shëndetësore është i papranueshëm dhe tregoi nenin 63 që tregon se fëmijët minorenë nuk mund të firmosin deklaratë. Nuk la pa hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se formulari ka vetëm qëllim ti mësojë fëmijëve çfarë është spiunimi i familjes.

“Ky formular i tmerrshëm vetëm në Wuhan, në Korenë e Veriut dhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës ndodh, megjithëse as atëherë se kanë firmosur. Në këtë formular ka dy emra, nxënësi dhe prindi. Bëhet fjalë për fëmijë minorenë që nuk kanë përgjegjësi për të vepruar dhe i kërkohet të firmosin një deklaratë.

Çfarë thotë legjislacioni për këtë. Nga neni 63 thuhet “Gjatë procesit të verifikimit të situatës së fëmijës nga punonjësi për mbrojtjen e fëmijës, deklarata e dhënë nga fëmija mund të administrohet ex-officio si një provë. Deklarata e fëmijës do të konsiderohet e vlefshme pavarësisht mënyrës së regjistrimit të saj, me shkrim apo me mjete audio-vizive, gjithmonë në prani të një psikologu dhe me pëlqimin e fëmijës mbi 10 vjeç”.

Fëmija nuk mund të firmosë një deklaratë inkríminimi që ka një synim brenda, është përgatitur nga një grup kríminelësh me urdhër të fondacionit të Sorosit. Ky formular kërkon ti mësojë fëmijëve si spiunohet familja”, tha avokati.

Zjarr Tv Ad