Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për një skandal të bërë publik në media, ku në disa formularë kopshti nëna dhe babai ishin zëvendësuar me “prindi 1 dhe 2”.
Nga “foltorja” në qytetin e Lezhës, Berisha e ka quajtur një akt amoral dhe të turpshëm, të diktuar nga kryeministri Edi Rama.
Berisha ka paralajmëruar Ramën, duke i thënë “të mos luajë me vlerat e familjes shqiptare”.
Deklarata e Berishës:
Kjo është në filozofinë, numerotimi i prindërve është një akt i turpshëm, shndërrimi i prindërve në numra përbën një akt amoral, të turpshëm të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama. Dhe unë i them edi Ramës, ngjyrat e flamurit të tij mund t’i ndryshojë si të dojë. Por me familjen s’mund të luajë kurrë. Ta ketë të qartë. Çdo komb ka traditën, dhe e ka qendrore familjen por ne e kemi më qendrore nga të tjerët.
Ndaj mos luaj me vlerat familjare se do përgjigjet shumë rëndë. Një akt i turpshëm dhe amoralitet.