Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës. Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Banorët janë alarmuar pasi shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë shumë i fuqishëm.