Shpërthen bombola e gazit në zonën e Bllokut, tre të plagosur

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë rrugës ‘Vaso Pasha’.

Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në zonë dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Një nga të plagosurat është punonjësja e argjendarisë ngjitur me lokalin.

Shpërthimi ka qenë i fortë, duke dëmtuar jo vetëm lokalin por edhe bizneset përreth tij.

Forca të policisë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Po punohet për shuarjen e zjarrit në lokal pas shpërthimit.

Zjarr Tv Ad