Shpërthen depoja e armatimeve ruse në Siberi, mijëra njerëz në panik

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat përreth një baze ushtarake në Siberi pas një seri shpërthimesh masive të municioneve që gjendeshin brenda saj.

Të paktën tetë persona, përfshirë personelin e shërbimit, u plagosën në shpërthimet pranë qytetit të Achinsk. Tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në spital.

Raportohet se depoja përmbante dhjetëra mijëra predha artilerie.

Dëshmitarët postuan video me “topa” flake dhe tymi të zi, gjatë ditës të cilat vazhduan edhe pas ra nata.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në zonë, në perëndim të qytetit të Krasnoyarsk.

Një kamp veror me fëmijë aty pranë u evakuua, ndërsa ushtarët e bazës u transferuan në strehimore.

Rreth 3,000 njerëz u zhvendosën, por zyrtarët e qytetit të Achinsk thanë për agjencinë e lajmeve Tass se 11,000 banorë të tjerë ishin duke u përgatitur për evakuim.

Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë ende.

Rajoni i Krasnoyarsk është përfshirë nga zjarre të mëdha gjatë javëve të fundit për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe erërave të forta.

Sidoqoftë, zonat më problematike janë milje larg në verilindje.

Depoja municioneve në Achinsk është një nga më të vjetërit në rrjetin e ornamenteve të forcave të armatosura ruse dhe duhej të çmontoheshin deri në vitin 2022, citoi Tass Ministrinë e Mbrojtjes.

Zjarr Tv Ad