Shpërthen Genc Sejko: Tek ne duhet të vdesë dikush në mënyrë që të nesërmen të ndyshojë diçka

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas aksidentit tragjik në autustradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 pjestarët e familjes Gushi, ditën e sotme Policia, mori masën ku vetëm në aksin që ndodhi përplasja vdekjeprurëse u hoqën mbi 30  patenta.

Për këtë gjë ka reaguar ashpër Genc Sejko, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se në Shqipëri duhet të vdesë dikush që të merren masa, dhe cdo gjë vlerësohet këtu përvec jetës.

Statusi i plotë i Genc Sejkos:

Te nesërmen e një aksidenti tragjik shtohen gjithmonë masat e policisë. Siç shtohen të nesërmen e një vrasjeje apo një grabitjeje me armë.

Të nesërmen e një mbytjeje në det vijnë rojet bregdetare. Të nesërmen instalohet edhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

Të nesërmen e një zjarri blihen zjarrfikëset. Ashtu siç të nesërmen e një tërmeti kujtohemi që mungojnë qentë e zbulimit e çdo mjet kërkimi.

Të nesërmen e pandemisë blihen respiratorët. Të nesërmen shtohen edhe shtretërit, ilaçet dhe infermierët.

Tek ne duhet të vdesë dikush në mënyrë që të nesërmen të ndyshojë diçka. Tek ne çdo gjë është e shtrenjtë, përveç jetës.

Zjarr Tv Ad