Shpërthen i indinjuar Romeo Kara dhe bën paralajmërimin e fortë, për zgjedhjet e 25 prillit…

0
727
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Romeo Kara, shkruan se në Shqipëri, asnjë parti politike nuk e meriton që të votohet në zgjedhjet e 25 prillit, pasi asnjëra prej tyre nuk e ka luftuar korrupsionin, por është bërë palë me të.

Sipas tij, shqiptarët duhet të votojnë alternativat e reja, mirëpo këto të fundit nuk po e marrin forcën e duhur.

Nisur nga ky realitet, Kara paralajmëron se zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të sjellin zgjedhje.

Postimi:

“Presidenti i SHBA-se, Theodore “Teddy” Roosevelt, eshte shprehur si me poshte, lidhur me motivin real, per te cilin gerdallat e politikes sone keto 30 vitet e fundit, po e rikerkojne për të disaten here voten tone:

“Shkaterrimi i Qeverise të Padukshme, dhe shperberja e Aleances se Shenjte, midis biznesit të korruptuar dhe politikës së korruptuar, është detyra e parë e dites e burrit të shtetit”.

Sipas ketij burri real shteti, qeveria reale në vendet e korruptuara pikerisht si vendi yne, eshte aleanca e jashteligjshme: politike e korruptuar + biznes i korruptuar.

Voten kunder e meritojne ata, qe i sherbyen kesaj aleance dhe bejne pjese në te. Realiteti 30-vjecar na dikton nje vote kunder të gjithe establishmentit politik pa perjashtim.

Voten pro e meritojne vetem ata, qe e kane luftuar realisht ate aleance krimi. Nga gerdallat e kesaj politike, askush prej tyre nuk e meriton kete vote.

Ky popull duhet t’i drejtohet alternativave të reja, të cilat fatkeqesisht nuk po marrin forcen e duhur.

Zgjedhjet e 25-prillit nuk do te sjellin zgjidhje.”-shkruan Romeo Kara.

Zjarr Tv Ad