Shpërthen Murrizi dhe del kundër Vettingut të politikanëve: Është një tallje, shashkë, pazar i Bashës që të trembë Berishën

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vettingu i politikanëve, një propozim nga Partia Demokratike, duket se nuk ka gjetur mbështetje nga shumë persona.

Së fundmi, kundër kësaj reforme të vettingut, që të pastrohet politika nga vetë politikanët, është shprehur edhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

Sipas Murrizit, atyre duhet t’u hetohet pasuria dhe gjithë kjo është një tallje, shashkë për të trembur Sali Berishën.

“Duhet t’u hetohet pasuria, jo vetting për politikanët. Kjo është tallje. Janë investuar 500 mln dollarë për SP*AK, politikan janë më shumë do duhen 15 vjet. Ai djali i vogël që eleminoi policin në Lezhë ka eleminuar Edi Ramën, tani Rama duhet të ikë? Pse nuk reagon Rama? Se është tallje, është shashkë. Pazar për të trembur Berishën”, ka deklaruar ish-deputeti Myslim Murrizi.

Zjarr Tv Ad