Shpërthen Murrizi flet për Vettingun në politikë: Njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kam ndyrë që t’u jap dorën në rrugë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka folur në lidhje me vettingun në politikë, duke thënë se nuk mund të pastrohet nga vetvetja.

Në një intervistë për “Ora e Betit”, Murrizi ngriti pyetjen duke thënë se kush e pengon SP*AK-un që të dërgojë politikanë në b*urg, sepse sipas tij Vettingu është njollë një biografi.

“Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kam ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon S*PAK-un që të dërgojë politikanë në b*urg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting”?- tha Murrizi.

Zjarr Tv Ad